Rrjedh nga nje famìlje qe artìn e kane ne gen, aktorja e shquar feston sot 73 vjetorìn

Sot, aktorja e shquar Marie Qyrsaqi, feston 73 vjetorin e lindjes. Edhe 100 vite të tjera plot shëndet, lumturi dhe humor!

Marie Qyrsaqi (Garxhola) lindi në Shkodër më 9 mars 1950, aktore e mirënjohur e teatrit dhe kinematografisë.

Rrjedh nga një familje që artin e kanë në gen, gjyshi i saj ishte tenor i mrekullueshëm, babai i binte me mjeshtëri mandolinës.

Marie Qyrsaqi është mbesë e kompozitorit të shquar Pjetër Gaci, mbesë e aktorit dhe skenaristit Lazër Filipi.

Edhe pjestarët e tjerë të familjes kanë ndjekur rrugën e artit, njëri vëlla që jeton në USA është piktor dhe skulptor, motra është violiniste në Orkestrën e Athinës dhe pedagoge në Universitetin Gjerman Muzikor po në Athinë, dy vëllezërit e tjerë, njëri i bie kitarës dhe tjetri është arkitekt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *