Nga renìa e flokeve tek problemet me gjumìn: 5 shenjat qe tregojne se kenì mungese te vìtamìnes D

Rreth 1 miliard njerëz në mbarë botën vlerësohet se kanë mungesë të vitaminës D. Numri është masiv dhe kjo mungesë mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore.

Sigurisht, këto simptoma nuk shkaktohen vetëm nga kjo mangësi, por mund të jetë një nga arsyet e shumta.

Sido që të jetë rasti, gjithmonë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj nëse mendoni se keni ndonjë nga shenjat që përmendim më poshtë.

1. Rënia ose rrallimi i flokëve

Vitamina D është thelbësore për qelizat e lëkurës që përpunojnë keratinën, proteinën që nevojitet për rritjen e flokëve dhe thonjve tanë.

Pra, kur nuk ka mjaftueshëm, keratina nuk prodhohet në nivelet e nevojshme. Në fakt, mungesa e vitaminës D shpesh lidhet me alopecinë dhe rrallimin e flokëve si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat.

2. Probleme me gjumin

Kjo vitaminë luan një rol shumë të rëndësishëm për të pasur një gjumë të shëndetshëm. Studimet kanë treguar se mungesa e kësaj vitamine mund të çojë në pagjumësi, ndërprerje të gjumit.

3. Sëm undje më të shpeshta

Një nga mburojat që trupi dhe sistemi juaj imunitar mund të kenë si mbrojtje ndaj sëm undjeve dhe vi ru seve është vitamina D. Pra, kur trupit tuaj i mungon kjo vitaminë, është shumë më e lehtë që ju të inf ektoheni me vi ru se dhe të sëm ureni shpesh.

Ftohjet, bro nk iti dhe pneumonia mund të ndodhin shumë më lehtë kur mungon vitamina D. Me fjalë të tjera, kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar.

4. Dhi mbje kockash dhe kyçesh

Studimet kanë treguar se si mungesa e vitaminës D rrit shanset për të pasur artrit reumatoid në një moshë më të madhe. Kjo sepse vitamina D ndihmon në ruajtjen e masës kockore në trupin tonë duke ndihmuar në përthithjen e kalciumit.

Një tjetër përmbledhje shkencore tregoi se njerëzit që vuanin nga dhi mbje kro nike të muskujve dhe probleme të tjera të lidhura me ko ckat prireshin të kishin nivele më të ulëta të vitaminës D.

5. Ndjeheni të lodhur gjatë gjithë kohës

Lodhja mund të ketë shumë shkaqe, duke përfshirë stresin, ank thin, depr esionin dhe mungesën e vitaminës D.

Një studim, në të cilin morën pjesë 480 njerëz me mangësitë vitaminës D tregoi se të gjithë përjetuan lodhje. Kjo ndodh sepse kockat dhe muskujt më të dobët mund të bëjnë që i gjithë trupi juaj të ndihet më i lodhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *