Categories
Uncategorized

Acar në veri, “pranverë” në mes të Shqipërisë, meteorologia: Po kalojmë një dhjetor

Meteorologia Rezarta Xhakollari ka bërë një parashikim të motit për ditët në vijim, në “ABC e Mëngjesit” në ABC News.

Ajo shpjegoi se temperaturat e kësaj jave pritet të variojnë nga -7 gradë celsius deri në + 16 gradë celsius.

Kjo javë pritet të shoqërohet me reshje shiu dhe reshje dëbore.

“Mund ta quajmë ende një dhjetor me temperatura relatisht të larta, edhe pse kemi fenomene ekstreme siç kanë pasur shtete të ndryshme”, u shpreh ajo.

Gjatë intervistës ajo këshilloi që qytetarët të mbajnë çadrat me vete. “Çadrat duhet t’i mbajmë me vete. Ndërsa borë do të ketë në Alpe, por deri në datën 15-16 do të kemi shumë reshje shiu.

Kosova mbetet pjesërisht me reshje bore. Nuk do të jetë një javë shumë e ftohtë. Ende nuk ka hyrë dimri astronomik…Që hyn në datën 21 dhjetor…

Ende nuk mund të flasim se si do të jenë Krishtlindjet, pasi pas datës 10-12 do të kemi reshje intensive dhe temperaturat do jenë në rritje. Pra do të kemi një dhjetor me luhatje.

Fundit e vitet e parashikoj të jetë me mot të ftohtë dhe të thatë, pasi po kalojmë këtë periudhë me shumë reshje dhe vjen një moment që do të kemi një mot të ftohtë dhe të thatë”, tha ajo.