Receta e paçes me mish viçi: Ky perberes nese do ia shtoni do ti jap shije te veçante

Kjo pjatë u përgatit nga Rozafa_cooking. Ingredientët qe u nevojiten per kete recete:

1 kg mish viçi, 2 lugë gjelle salcë domatesh, 1 lugë gjelle pluhur hudhre (do ti jap shije teper te vecante)

1 filxhan uthull, ½ lugë çaji spec dj egës, ½ lugë çaji piper, 1 lugë gjelle spec i kuq i ëmbël, 1 lugë çaji miell, 1 lugë çaji kripë dhe vaj ulliri sipas dëshirës.

Përgatitja:

Në fillim pastrojmë dhe presim në copa të vogla mishin e viçit të cilin e ziejmë me ujë, vaj ulliri dhe kripë. Pasi e kemi zier mishin, e heqim nga lëngu dhe e lëmë mënjanë. Marrim ½ filxhan çaji lëng dhe në të tresim 1 lugë çaji miell.

Miellin e tretur e rikthejmë tek lëngu i zier duke e përzier vazhdimisht. Më pas shtojmë salcën e domates, hudhrën pluhur, uthullën, specin dj egës, specin e ëmbël, pak vaj ulliri dhe kripë.

I përziejmë mirë e mirë të gjitha dhe e lëmë të marrë valë. Pas kësaj rikthejmë mishin tek lëngu, e lëmë të ziejë për 4 – 5 minuta.

Ulim temperaturën dhe e lëmë të ziejë për 50 – 60 minuta derisa të dalë yndyra në sipërfaqe dhe të krijoj një ajkë të hollë. E servirim menjëherë sepse paçja konsumohet gjithmonë e ngrohtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.