Categories
Aktualiet

Një mollë në ditë mban doktorin larg, por një tjetër ushqim është çelësi i vërtetë për të qenë

Harrojeni shprehjen e vjetër që një mollë në ditë mban doktorin larg. Një tjetër super ushqim është çelësi i vërtetë për të qenë të shëndetshëm.

Bëhet fjalë për boronicat, një ushqim mrekulli që na ka falur nëna natyrë.

Dy studime të fundit kanë treguar se ky super ushqim mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gja kut në mënyrë natyrale.

Gjatë një studimi të publikuar tek revista “Academy of Nutrition and Dietetics”, hulumtuesit shkencorë zbuluan se pas një periudhe 8-javore, gratë që kishin hyrë në fazën e me no pau zës dhe kishin tension të lartë të gja kut, përjetuan rënie të tensionit pasi konsumuan një do zë me pluhur boronicash të ngrira çdo ditë.

Më saktësisht, ata përjetuan 5% rënie të tensionit sistolik të gja kut, 6% rënie të tensionit diastolik dhe 69% rritje të niveleve të oksidit nitrik në gj ak, që ndihmoi në rritjen e furnizimit me gj ak duke zgjeruar enët e gja kut.

Gjatë studimit të dytë, të publikuar tek revista “PLOS ONE”, mi njtë që u ushqyen me një dietë të pasur me yndyra dhe boronica të thara, kishin më pak infla ma cion dhe tension normal të gja kut se mi njtë e tjerë që u ushqyen me të njëjtën dietë por pa boronica.

Arsyeja. Në të dyja rastet, hulumtuesit shkencorë ia kreditojnë antioksiduesve flavonoidë, si antocianina, që studime të mëparshme e kanë lidhur me prodhimin e oksidit nitrik dhe uljen e infla ma ci onit.

Lëng me boronica dhe banane

Përveç antioksiduesve, ky lëng është i pasur edhe me kalium, probiotikë dhe nitrate, që ulin tensionin e gja kut.

Racion: 2

1 filxhan me boronica të ngrira, 1 banane, 1 filxhan me kos, 1 filxhan me spinaq të paketuar për bebe

Kombinoni të gjitha ingredientët në shtrydhëse dhe i shtry dhni mirë derisa të formohet një masë homogjene.

Lëndë ushqyese për 1 racion: 153 kalori, 7 g proteina, 32 g karbohidrate, 4 g fibra, 22 g sheqer, 0.5 g yndyra, 110 mg sodium.

Burimi: Prevention /shendeti.com.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *