Categories
Aktualiet

Lorenca në Shqipëri, nuk mundi të gjejë një vend pune: U rikthye ne France dhe merr per 1 ore pune

Pse shqiptarët ndonjëherë duhet të ikin nga vendlindja për të dëshmuar suksesin dhe aftësitë e tyre? Kjo ka ndodhur edhe me Lorenca Bejko, e cila tani punon si asistente profesoreshe në një univeristet në Francë.

Ajo thotë se në vendlindjen e saj në Shqipëri nuk ka mundur të gjejë punë, ndërsa në Francë tani po dëshmohet si shumë e suksesshme.

Lorenca ka folur në emisionin Rin Talk në Euronews Albania, ku shpjegoi se në Francë ka përfunduar studimet e doktoraturës. Ajo kishte vendosur të kthehet në Shqipëri, por atje nuk mundi të gjejë një vend pune në asnjë universitet.

Lorenca Bejko pohon se ajo ka aplikuar në të gjitha universitetet, por më kot – asnjë nuk e pranoi.

“Pas studimeve doktorale, jam shumë e lidhur me familjen dhe vendosa të kthehem në Shqipëri. Aplikova në Shqipëri në të gjitha universitetet në bazë të kritereve që ata kishin dhe nuk pata kurrë asnjë telefonatë kthyese.

Pata vetëm një përgjigje nga një institut që ndodhej larg vendodhjes time dhe që nuk ishte i përshtatshëm për mua. U ktheva në shtetin ku u diplomova dhe fillova punën aty në fushën e gjeopolitikës”, shtoi ajo.

Ajo në fund u detyrua të rikthehet në Francë, ku tani punon si asistente profesoreshë dhe fiton 120 euro në orë.

“Të paktën për mua që jam asistent profesoreshë, pasi ky është pozicioni i parë që ti merr pas studimeve doktorale, në Francë ke një rrogë rreth 120 euro në orë, në krahësim me 5 mijë lekë apo 10 mijë lekë që paguhet një asisten profesor në Shqipëri.

Është vlerësim kur merr 120 euro në orë, ama dhe konkurrenca është më e lartë”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *