Categories
Aktualiet

Mehdi Malkaj, me pensionin e tij 200 euro në muaj ai nuk paguan dot as dritat

Jam i sigurt, e njohin si xha Braho. Pak e dinë që quhet Mehdi Malkaj. Kështu ndodh kur rolin e ke ngopur me kaq lëng, me aq vërtetësi e art sa të arratiset emri që të kanë vënë prindérit. Mehdiu është shoku im i vjetër.

Shumë i vjetër, jo nga ata të shkollës fillore, por më vonë. Kur ai qe artist me A të madhe. E solli rasti të bëhesha ca vite producent i tij dhe jam i sigurt që ia kemi kaluar kaq mirë sa ai dhe sot në çdo projekt që ka, më sjell si shembull.

Xha Brahon dhe rolet e tjera tashmë njerëzit ia dinë përmendësh. Ndaj po u tregoj ca hollësi që nuk i di shikuesi i gjerë. E para, Mehdiu është da shn ori më i madh i librave në glob.

Atij edhe po i dhe një manual lavatriçeje e merr me emocion, ia fërkon kapakët dhe e ndjen kaq shumë sa duket sikur do të zhveshë ndonjë femër kur hap fletët një nga një. Që fëmijë njësoj.

Rritur jetim, në skamje të madhe atje në Memaliajin e bukur, siç e quan shpesh herë, ai kohën më të madhe e kaloi me libra. Nga përrallat te klasikët e te modernët. Ndaj kur i tregon një humor, ai ta kap që në fjalën e parë dhe qesh fort e pastér.

Po i tregove dramë nis e loton. Nëse merr guximin për t’i treguar një roman të gjatë, ai lumturohet. Ta afron fytyrën ngjitur me tënden e gati të hyn në brendësi. Se ai e jeton artin. Edhe në skenë, edhe në libër, edhe në kafe.

Tani ka dalë në pension. Për të zezën e vet. Me pensionin e tij 200 euro në muaj ai nuk paguan dot as dritat. Se dhe zonjën ia lanë pa punë kaq vjet, se edhe vajza që i punon ato çikë leka i duhen për vete.

Ka dhe një djalë me sy të shkruar e mendje të hapur, por goca sikur i zë vend më shumë te zemra. Se sa e merr ajo në celular, Mehdiu ia nis me fjalët: “Fol, motra e babit!”

Xha Braho ka një galeri rolesh. Shumë lodhje për to, por jetën e ka pasur si dy gjysma të dallueshme. Deri kur po i afrohej të dyzetave u rropat si minator dhe shofer. Më pas si artist klasi. Ashtu siç iu ndodh artistëve të mëdhenj.

Kafe me Mehdiun unë pi shpesh. Atje te lokali artistik “Corne” pranë gardës e gjeni. Më ndodh që kur kam pakëz tri shtim a stres të më çojnë këmbët vetë te Mehdiu.

Se si një mjek popullor të shëron me fjalën e ngrohtë, me përvojën e gjatë dhe me hallet e tij që krahasuar me të mijat janë mal mbi male.

Mehdi, të dua shumë. Se je artist i madh, mik i mirë dhe shok që i ke shokët e rrallë.

Agim Xhafka

Marrë nga “Aktorët shqiptarë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *