Per floket, vajzat dhe grate mund te perdorin kete trajtim pa kosto me patate dhe uje qe ben te mundur

Industria e bukurisë ka krijuar mijëra produkte kimike që mund të ndihmojnë në rritjen e shëndetshme të flokëve. Por këto produkte nuk blihen nga të gjithë, duke qenë se janë shumë të shtrenjtë për t’u përdorur rregullisht.

Fatmirësisht, ka disa alternativa natyrale shumë të mira për rritjene flokëve, si është edhe lëngu i patates, i cili përdoret në shumë trajtime bukurie. Patatja e forcon rrënjën e flokut dhe i bën ata më të shëndetshëm.

Lëngu i patates siguron lëndë ushqyese të ndryshme, si vitaminat A, B dhe C, kalcium, magnez, zink dhe hekur, të cilat janë të rëndësishme për rritjen e flokëve. Mungesa e tyre mund të shkaktojë dobësim të rrënjës së flokut, prandaj bien më shpejtë.

Ja si të përgatitni një maskë për flokë me patate.

Përbërësit : 4 patate, ½ filxhan ujë (100 ml)

Përgatitja

Fillimisht i lani patatet dhe i prisni në feta jo shumë të holla. Hidhni në një shtrydhëse me gjysmë filxhan ujë. Shtry dhi ni mirë derisa patatja të bëhet pure. Më pas e aplikoni atë në kokë.

Mbajeni për rreth 20-25 minuta, dhe më pas e lani kokën me ujë të vakët.

Duhet ta përsërisni këtë rezultat çdo ditë derisa të shihni rezultatet. Sapo të vëreni përmirësime, bëjeni trajtimin vetëm 2-3 herë në javë.

Burimi: Step to Health/shendeti.com.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published.