Categories
Aktualiet

Receta tradicionale e festes se Sulltan Novruzit : Byrek me leke, i thjeshte dhe plot shije

Sot në të gjithë vendin festohet Sulltan Novruzi. Novruz në gjuhën persiane do të thotë ditë e re. Receta tradicionale e kësaj feste është byreku me lekë.

E veçanta e këtij byreku është përbërja me 12 lakra me prodhime të tokës :

Hithra ,spinaq ,presh, qepë ,një kokërr fasule, një kokërr misër, një gjethe sallatë, dhe lakra të tjera që plotësojnë numrin 12. E rëndësishme është që patjetër duhet të përdoren lakrat e ndryshme të pranverës.

Byreku bëhet me dy petë. Në një tepsi shtrohet peta e butë, e bërë vetë në shtëpi. Më pas shtohet spinaqi me të gjitha lakrat. Sipas dëshirës mund t’i hidhet edhe pak djathë.

Në një cep të byrekut, në mes të spinaqit, vendoset një monedhë. Më pas shtrohet peta e sipërme. Piqet në temperaturën 250 gradë për gjysmë ore.

E rëndësishme është që furra të jetë e nxehtë para. Më pas byreku pritet në aq copa, sa anëtarë ka familja. Pasi tepsia të rrotullohet tre herë, secili zgjedh nga një pjesë.

Atij që i qëllon leku, do të ketë më shumë fat këtë vit. Ndërsa kujt i qëllon fasulja, apo misri, gojëdhënat thonë se këtë vit, do të punojnë shumë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *