Menyre e lire dhe pa kosto: Ngadalëson efektet e plakjes duke perdorur lekuren e molles

Të gjithë e dinë se një mollë në ditë e mban mjekun larg, por a e dini se lëkura e këtij fruti është gjithashtu e pasur në vitamina shumë të shëndetshme për shëndetin?

Nëse mendoni se e themi këtë vetëm që ju ta hani mollën pa e qëruar gaboni. Edhe nëse e qëroni mollën do të përfitoni njësoj, por lëkurën nuk keni pse e hidhni.

Nëse ndjeni se keni një pamje të lodhur të fytyrës si pajetë që nuk transmeton gjallëri mund ta ndryshoni shpejt situatën duke përdorur lëkurën e mollës si aleatin tuaj të bukurisë.

Kjo e fundit është e pasur me vitamina, minerale esenciale dhe antioksidantë që lu ftojnë veprimin e radikaleve të lira.

Lëkura e mollës do të mbrojë lëkurat delikate nga veprimi i rrezeve UV. Kjo sepse lëkura e mollës përmban polifenole, një antioksidant i fuqishëm i njohur për vetitë e tij të fuqishme.

Gjithashtu lëkura e mollës përmban vitaminë C që ngadalëson efektet e plakjes duke zbukuruar pamjen e fytyrës tuaj.

Më poshtë do të japim recetën e një maske në mënyrë që të përfitoni maksimalisht:

Përbërësit:

Një domate e vogël

Një mollë e kuqe

Qumësht

Përzieni në një blender domaten dhe lëkurën e mollës. Pasi masa të jetë bërë homogjene shtoni një lugë qumësht. Përzini mirë dhe aplikojeni në lëkurë.

Lëreni për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.