Lakra e Kuqe, tre herë më me vlerë se e bardha: Si ta perdorni ate per melçine dhe tretjen

Për Pastrimin E Mëlçisë : Për të marrë një do zë të lartë antioksidantësh kundër radikaleve të lira dhe pastrimin e mëlçisë, rekomandohet receta e mëposhtme:

Përbërësit: Gjysma e një lakre të kuqe të përmasave mesatare, Një panxhar mesatar, Kokrrat e një shege, Një copë e vogël xhenxhefili e qëruar.

Hidhini të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash dhe pijeni lëngun menjëherë.

Për Shëndetin E Veshkave

Përbërësit: 1 tufë me kopër Gjysëm molle jeshile, 3 gota uji me lakër të kuqe të grirë. Hidhini të gjithë përbërësit në shtrydhëse dhe pijeni rregullisht.

Lëngu I Lakrës Së Kuqe Për Tretjen

Lakra e kuqe rekomandohet edhe për përmirësimin e tretjes. Për të marrë përfitimet e saj ndiqni recetën e mëposhtme:

Përbërësit: 2 gota uji me lakër të kuqe të grirë, 3 kërcenj selinoje, Gjysma e një limoni me gjithë lëkurë, Gjysma e një molle jeshile.

Lajini të gjithë përbërësit dhe kalojini në shtry dhë sen e frutave. Lëngun pijeni menjëherë. Ky lëng eliminon gazrat e tepërt në stomak dhe vë në lëvizje të gjithë sistemin tretës.

Nga secili prej lëngjeve mund të pini një gotë në ditë për rreth 2 javë e ta përsërisni sa herë të jetë e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.