Sot Dr. Flori do festonte ditëlindjen, nje nga miqte e tij ndan foton dhe ben dedikimin e veçante

Sot Dr. Flori do festonte ditëlindjen dhe në këtë ditë, një nga miqtë e tij më të mirë Landi Hysi e ka kujtuar dhe në rrjetet sociale.

Teksa ka ndarë një foto me Florin dhe Mirin, ai shkruan se një mijë fjalë nuk do ishin mjaft pasi boshllëku mbetet, por shton se nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta kujtojë përmes fotove.

Thonë: “Një foto vlen sa një mijë fjalë”.

Nuk e di nëse një mijë fjalë do të ishin mjaft, por edhe nëse do të ishin, boshllëku mbetet e s’kam ç’bëj tjetër veçse të shoh foton e të kujtoj të gjitha ato momente të jetuara, të cilat sigurisht ua kalojnë fjalëve.

Në kujtim të Floran Kondit, i njohur si Dr. Flori
28 shkurt 1979 – 17 nëntor 2014

Leave a Reply

Your email address will not be published.