Temperatura të cilat do të zbresin deri në 11 gradë: Ja kur pritet përmirsimi i motit

Sipas MeteoAlba, vendi ynë gjatë kësaj fillim jave do paraqitet kryesisht me kthjellime ndërsa vranësirat janë shumë pak prezent konkretisht në zonat malore.

Do kemi ndryshim të tablosë së motit gjatë paradites së ditës së mërkurë kryesisht në zonat veriore ku presim reshje të pakta dhe të izoluara ndërsa pjesa tjetër e territorit gjatë së mërkurës dhe të enjtes vijon në të njëjtat kushte atmosferike.

E premtja na rikthen kthjellimet në gjithë territorin shqiptar, por fundjava ndryshon sërish kushtet atmosferike duke sjellë vranësira të pakta dhe reshje të izoluara shiu.

Përsa i përket temperaturave të ajrit, gjatë kësaj jave vlerat termike do luhaten nga 11 gradë mëngjesi në zonat malorë ndërsa maksimumi parashikohet rreth vlerës 31-32 gradë Celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published.