Categories
Aktualiet

Lira Gjika tregon se cila eshte ajo fjale qe prinderit nuk duhet t’ja thone femijes kur eshte i merzitur

Pediatrja Lira Gjika në një reagim të bërë së fundmi në rrjetet sociale ka treguat fjalinë që prindërit nuk duhet t’u thonë kurrë fëmijëve të tyre kur janë të frikësuar.

Ajo tregon se në momentin që fëmija ndien një frikë, ai pret nga prindërit një zgjidhje në mënyrë që të mos ndihet vetëm.

Shkrimi i plotë

“Sa budalla që je, e pse ke frikë?”, kjo shprehje, që është gati si “kryefjalë” kur fëmija shpreh frikërat e tij, jo vetëm që e fyen dhe e trishton fëmijën, por edhe e huton dhe e bën të ndihet vetëm.

Ai, fëmija, pret nga i rrituri një fjalë, një rrugëzgjidhje dhe jo përqeshje dhe mosvlerësim.

Fëmija ndihet keq, pasi frika e tij nuk është ndaj një gjëje konkrete, apo siç shprehen psikologët, nuk është racionale, si frika e të rriturit. Frika e fëmijës është irracionale, pra e papërcaktuar.

Për këtë arësye dhe pse është i parritur, fëmija ka nevojë për kurajë dhe mbështetjen e të rriturit që të mund të sqarojë këtë problem kaq të vështirë, siç është frika.

Po për fat të keq, shpesh gjendet nën “breshërinë” e etiketimeve të të rriturit, i cili duhet t’i tregojë se edhe ai, kur ishte në moshën e tij, kishte të njëjtin problem, por me kohë kuptoi që falë frikës kishte mësuar shumë gjëra të rëndësishme për jetën dhe si ta konkretizonte e ta zbehte, që të mos i vështirësonte rritjen.

Të rritur, sa bëni pyetje që vetëm ngatërrojnë, përpiquni të ndihmoni fëmijën e të mos e lini vetëm në këtë fazë të vështirë të jetës, e cila “shtrihet” rreth moshës 5-12 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *