Me geshtenjat mund te beni dhe supe qe do t’ju bej te lepini gishtat, mundohuni ta shoqeroni

Gështenjat përgjithësisht na kujtojmë se festat e fundvitit po afrojnë. Praktikisht, periudha më e bukur e vitit! Recetat ku mund ti përdorim gështenjat janë të shumta, por ne po ju sjellim sot një shumë të thjeshtë të supës.

INGREDIENTËT : 250 gr qiqra, 200 gr gështenja, 100 gr domate, 4 feta bukë, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 1 thelpi hudhër, 1 tufë majdanoz, Kripë, Piper.

UDHËZIMET : 1.Grini hudhrën dhe majdanozin dhe i hidhni në vaj të ngrohtë në temperaturë të ulët.

2.Shtoni gështenjat dhe i lini të skuqen për pak minuta.

3.Më pas hidhni tulin e domates , qiqrat, pak kripë e piper.

4.Pas pesë minutash, shtoni rreth 2 kile ujë për të zierë qiqrat.

5.Pasi ka përfunduar zierja hiqni supën dhe e vendosni në frigorifer të mbuluar.

6.Në momentin e fundit ngroheni supën në temperaturë të ulët.

7.E shoqëroni me bukë të thekur dhe nëse ju pëlqen edhe me djathë grana./neps

Leave a Reply

Your email address will not be published.