Feston diten e saj te lindjes, ja vjeç mbush sot dhe si duket aktorja e njohur Elvira Diamanti

Aktorja e famshme do të mbahet mend sidomos për interpretimin e magjishëm të “Marigosë” përkrah Robert Ndrenikës dhe Hajrie Rondos në filmin “Përallë nga e kaluara”.

Po flasim për aktoren Elvira Diamanti. Aktorja ka lindur me 30 nëntor të vitit 1962 dhe sot feston ditëlindjen e 60. Por në rastin e saj merr kuptim shprehja “mosha është thjesht numër”. Siç e shihni në foto ajo duket mjaft e kuruar dhe në formë.

Me suksese të panumërta dhe një karrierë të gjatë e plot role që kanë shenjuar kujtesën e të gjithë shqiptarëve, aktorja Elvira Diamanti është tërhequr nga skena.

Ndoshta duket parë profesionalizmin e saj, nuk do ta besoni se ajo është gjendur në botën e aktrimit krej rastësisht.

“Nuk kisha dëshirë të isha në xhirime, por që mund të lija shkollën. Xhirimet ishin një arsye për të mos shkuar në shkollë dhe ishte shumë bukur”, tregon aktorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.