A ka hyre dikush ne jeten e saj? Aida Shtino tregon lidhjen: Njeriu nuk e shtyn dot jetën i vetëm

Aida Shtino foli sot për ndarjen me babain e djalit të saj. Ajo tregoi se ishte një periudhë shumë e vështirë jo vetëm për të por gjithashtu dhe për djalin pasi asokohe ai ishte adoleshent. E pyetur nëse kishte ndikuar puna në di vo rc, gazetarja tha:

“Për mua ka ndikuar se isha një person publik dhe nuk dilja dot sepse gazetat shkruanin gjatë gjithë kohës. Vendimin e gjykatës për ndarjen e kam lexuar në gazetë.

Ishte më shumë ajo “lu fta” që bëhej mediatike. E kam përjetuar shumë vështirë jo për mua por për djalin se ishte adoleshent dhe ta kalonte qetë.

Por falë dy prindërve që më kanë ndenjur afër, e kalova. Çdo gjë kalohet në jetë”, u shpreh gazetarja gjatë intervistës për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.

A ka dikë në jetën e saj?

“Unë jam qenie njerëzore dhe të të them se nuk ka, do të të gë njeja. Sigurisht që ka sepse njeriu nuk e shtyn dot jetën i vetëm.Unë jam e hapur”, u përgjigj ajo.

Sakaq, gazetarja foli dhe për djalin që jeton në Austri. E pyetur se përse nuk e ekspozon publikisht, Aida tha se është një vendim i të birit. Teksa nënkuptoi se djali i saj është në një lidhje serioze, gazetari e pyeti se si është Aida si një vjehërr.

“Jam një vjehrrë, nuk e di tani sepse jemi në fillimet. Po është e jashtme, të shikojmë njëherë. Unë besoj se do të jem e mirë.

Në kuptimin se do të dal shumë dashuri dhe s’do të ndërhyj në jetën e tyre personale kur ata të vendosin.”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.