A ka metoda qe u ndihmojne per te rikthyer nuhatjen? Ja se si pergjigjen ekspertet

Çfarë të bëjmë për të ndihmuar rikthimin e nuhatjes së humbur nga vi. rusi?

Ekziston një kurë specifike ose një il’aç specifik për të rikthyer ndjesinë e nuhatjes dhe shijes së humbur? Përgjigja është: Asnjë për momentin. Duhet të bëhet një studim i gjatë eksperimentimi mbi pacientët dhe të identifikohen terapi të mundshme efektive.

Rruga drejt këtyre terapive është ende e gjatë dhe për momentin nuk mund t’i konsiderojmë ato kura të vërteta, por për shembull, vajrat esencialë përdoren shumë dhe duke nuhatur esenca të ndryshme për dy herë në ditë, në disa raste, është përshpejtuar shërimi.

Në rastin e ushqimit, një sistem tjetër i përdorur është përgatitja e pjatave shumë pikante: efekti i erëzave shpesh kalon nga stimulimi i nervit trigeminal në gojë dhe jo nga ndjenja e nuhatjes.

Anasjelltas, spray-t për hundën ose produkte të ngjashme duket se kanë shumë pak efektivitet dhe janë vetëm humbje parash.

Leave a Reply

Your email address will not be published.