Categories
Aktualiet

A ndiheni i vleresuar ne kete vend, Zef Deda nuk e permban dot veten: Ate dite nuk kam per ta harruar

Aktori i mirënjohur Zef Deda, është një ndër emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare dhe sa herë flitet për të emocionet janë të mëdha.

Së fundmi në një intervistë në emisionin “N’ kohë”, Deda ka treguar me detaje gjithçka lidhet me rrugëtimin e tij artistik.

Hapat e para kur e shoqëronte babai, duartrokitjet e para e deri te të parat bashkëpunime me kolegët e papërsëritshëm të estradës.

I pyetur se nëse kthen kokën pas a ndihen i vlerësuar nga Shqipëria, vendi i të cilit i ka dhënë kaq shumë, apo ka qenë nëj fatkeqësi për të, Deda thotë kaq ” Fati më i mir që kam qëlluar në Shqipëri”.

“Fati më i mirë që kam qëlluar në Shqipëri, për arsye se është një popull që…(Loton) Unë jam aktor komedian, por kam mbresat e mia për popullin tem, është popull i dashtun, është kaq artdashës, kaq i kulturum sa të kupton dhe nuk të largon kurrë veç të afron”, tha ai.

Deda ka rrëfyer bashkëpunimet, eksperiencat në skenat ndërkombëtare e deri te imitimi i legjendës Çarli Çaplin.

Kush do ta mendonte se në vitin 1995, në kohën kur uria ishte kryefjala e diskutimeve në Shqipëri, Zefin, do ta duartrokiste elita Franceze, pas një parakalimi në tapetin e kuq dhe vlerësimi për çmimin e madh, të cilin ai e fitoi duke imituar legjendën Charlie Chaplin, në formën më origjinale të mundshme.

“-Ajo ditë nuk harrohet kurrë…Sa ma kanë ngjit, Çaplini Shqiptar”, tha Deda.

Një teke raki, një retro 35 vite më parë dhe një kujtim për ‘Kunatin e Shokut Xhemal”.

-Ai më çoi shumë nalt… Nuk harrohet këtu e 35 vite…Në fillim nuk po zbërtheja dot personazhin, pas 15 ditëve dorëzova skenarin dhe u mërzita shumë. Ishte fat që e arrita”-përfundoi Deda.

Qeshëm shumë, provuam një skeç së bashku, rrokulluam edhe nga një gotë tjetër dhe u përshëndetëm.

Gjithë rrugën në kthim, në mendje më vërtitej aforizma e kritikut letrar, Henry James: “Detyra e artistit është ta bëjë njerëzimin të ndërgjegjshëm për vetveten”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *