Aktori i njohur behet me vajze pas 2 djemve: Ja se cfare ndjesie eshte sipas tij

Aktori i njohur i serialeve turke, Halit Ergenç është bërë baba për herë të tretë gjatë këtij muaji. Ai dhe bashkëshortja e tij, Berguzar kanë sjellë në jetë një vajzë, fëmijën e tyre të tretë, pas dy djemve.

Ata e dëshironin prej kohësh, prandaj janë shumë të lumtur që ëndrra e tyre u bë realitet. Aktori ka ndarë së fundi për mediat emocionet e të bërit baba i një vajze duke u shprehur se kjo është gjëja më e mrekullueshme që i ka ndodhur.

“Është diçka e mrekullueshme. Zoti i dhëntë fëmijë kujtdo që dëshiron”, u shpreh ai ai.

Ndërkohë që në rrjet qarkullon një foto e vogëlushes pranë nënës dhe njërit prej vëllezërve të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.