Almeda Abazi nuk harxhon para per fytyren, perdor kete perberje natyrale qe nga mosha 16 vjeçe

Almeda është pa diskutim një nga vajzat më të bukura shqiptare dhe kurorëzimi si Miss Albania në 2008-n, por edhe si Miss Globe International në po të njëjtin vit, e konfirmon këtë gjë.

Sot megjithese ajo jeton e rrethuar mes luksit, ajo zgjedh të përdorë produkte tejet natyrale, duke evituar sa me shume produktet e tjera.

Së fundmi ajo ka ndarë në rrjetin e saj social, një maskë 100% natyrale me përbërës shumë të thjeshtë që përfshijnë: kafe turke, mjaltë, kos, të verdhë veze dhe pak kanellë që bën magji për fytyrat e thata dhe e bën lëkurën e saj si një bebe.

“Është një maskë që unë e kam përdorur që 16 vjeçe dhe jam shumë e lumtur me të, të them të drejtën.

Më pëlqen shumë. Nuk vë para asaj maske asnjë trajtim.”-tha ajo dje në një lidhje Skype për moderatoren e njohur Rudina.

Leave a Reply

Your email address will not be published.