Categories
Aktualiet

Armina Mevlani tregon te verteten nese Sali Berisha ka qene apo jo dakort me daten e dasmes

Moderatorja, Armina Mevlani ka treguar detaje të reja nga dasma që pritet të mbajë në fund të këtij muaji, me partnerin e saj, Shkëlzen Berisha.

Ajo u shpreh se vjehrri i saj, ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë dakord me datën e vendosur dhe kunata, Argita Malltezi e ka ndihmuar shumë me detajet e dasmës.

“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj.

Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës. Menyja e dasmës do të jetë tradicionale.

Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkelzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”, tha ndër të tjera Armina.

Kujtojmë që ajo dhe Shkëlzeni kanë së bashku vite nëntë lidhje dhe nuk kanë nguruar që herë pas here të shfaqen publikisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *