Bien me 10 grade temperaturat: Meteorologu tregon se si do te jete moti gjate kesaj jave

Kjo fillim javë do të sjellë mot të paqendrushëm në vendin tonë, duke bërë që vranësirat e dendura të sjellin reshje shiu. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës së hënë dhe pjesa e parë e ditës së martë të sjellë mot të qendrueshëm.

Meteorologu Hakil Osmani thotë se nga pjesa e dytë e së martës deri të mërkurën do të ketë sërish rifuqizim të vranësirave dhe reshje shiu në formë rrebeshesh.

Më pas pritet përmirësim i motit.

Për sa i përket temperaturave të ajrit mëngjesi i sotëm ka regjistruar vlera në 5 dhe 6 gradë celcius në zonat malore, ndërsa temperaturat maksimale sot do të shkojnë deri në 20 gradë celcius.

Nga e marta nis rënia graduale e temperaturave, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 16 gradë celcius në qytetet e ultësirës perëndimore, ndërsa në zonat malore temperature maksimale do të arrijnë deri në 10 gradë celcius.

Nga nesër do të ketë fuqizim të parametrit të erës, duke arritur shpejtësinë deri në 70 km/h, në intervale të shkurtra kohore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.