Biskota me gjalp: U duhen vetem 3 perberes dhe pergatiten lehte per 5 minuta

Ju duhen vetëm tri përbërës dhe 5 minuta kohë, për përgatitjen e këtyre biskotave fantastike! Hidhini një sy recetës më poshtë. Me siguri fëmijët tuaj do të lëpijnë gishtat.

Përbërësit: 500 gram miell fryrës, 250 gram gjalp, 1 kuti qumësht Panda

Përgatitja: Hidhni gjalp në një tigan dhe vendoseni të shkrijë. Pas kësaj, largojeni nga zja rri dhe lëreni të ftohet për pak minuta.

Ndërkohë, në një tas shtoni miellin dhe qumështin Panda. Shtoni gjalpin e shkrirë dhe përziejini mirë. Ngjesheni brumin mirë për disa minuta dhe filloni të formoni biskotat sipas formës që dëshironi.

Vendosni një letër në enën për pjekje dhe më pas të gjitha biskotat në të. Vendosini në furrë të piqen për rreth 18 deri në 20 minuta në temperaturën 180 gradë Celcius. Shijojini!

Leave a Reply

Your email address will not be published.