Deri në -7 gradë në pranverë, sinoptikani zbulon kur do të rikthehen temperaturat 18 gradë dhe si do të mbyllet muaji mars

Edhe pse kemi hyrë në pranvere, temperaturar mbeten ato të dimrit gjysmën e parë të muajti mars. Mimalja do të jetë deri në -3 gradë celcius në zonat malore.

Ndërsa në ultësirat perëndimore pritet që të luhaten nga 3 deri në 7 gradë celcius vlerat minimale.

Temperaturat do të vazhdojnë të pësojnë rënie edhe javën e ardhshme.

Ato do të shënojnë -5 deri në -7 gradë celcius në zonat malore. Bëhet fjalë për qytetin e Kukësit, Peshkopisë dhe në juglindje Korça dhe Erseka.

Kemi patur një shtyrje stinës të njëra-tjetrës, prandaj jemi ende në pranverë, por me kushtet atmosferike të dimrit, shprehet sinoptikanti Hakil Osmani.

Këto kushte do ta përfshijnë territorin shqiptar në 15 ditëshin e parë.

Por fatmirësisht në 15 ditëshi i dytë do të ndryshojë totalisht tablonë termike dhe kushteve të motit duke bërë që kthjellimet të jenë më dominante në teritorin shqiptar.

Gjithashtu priten dhe rritja e temperaturave në më shumë se 18 gradë celcius.

Leave a Reply

Your email address will not be published.