Categories
Aktualiet

Doktori Shqiptar nga Erseka qe e nisi nga sanitar ne Shef Pavioni ne Parma

Thonë që fati është i shkruar, mirëpo në rastin e Shpëtim Baçit, mjekut të suksesshëm në Parma, ‘’fati’’ është rezultat i shumë sakrificave dhe vendosmërisë së tij për të veshur bluzën e bardhë edhe përtej detit.

Kirurgu i njohur nga Erseka është një ndër më të njohurit jo vetëm për komunitetin shqiptar aty, por edhe atë vendas, madje emri i tij është përmendur shpeshherë në mediet italiane sidomos gjatë pandemisë si një mjek tejet profesional dhe i përkushtuar.

Mirëpo rrugëtimi i tij s’ka qenë i lehtë dhe këtë eksperiencë të cilën e ka ndarë me të gjithë ditën e sotme për emisionin “ABC e Mëngjesit”.

Ai është ndalur veçanërisht te vështirësitë e fillimit, ku i është dashur të nisi gjithçka nga e para, nga mësimi i gjuhës, studimet dhe deri te puna si sanitar.

“Unë jam nga Erseka dhe kam mbaruar studimet në ‘’Fakultetin e Mjekësisë’’ në Tiranë. Prandaj, dua të falënderoj të gjithë profesorët e mi, sepse na kanë mësuar dhe janë shumë të përgatitur.

Unë kam mbaruar në ’92-shin, më pas fillova të punoja si mjek ushtarak në marinën e Vlorës. Punova dy vjet në bazën e Pasha Limanit dhe më pas 5 vjet si shef shëndetësie në distriktin detar të Vlorës.

Në vitin 2000 u nisa në Itali sepse nusja filloi të studionte si mami-infermiere. Ne ishim të martuar, kishim dhe një djalë, por për t’u bashkuar me familjen, lashë punën në Shqipëri dhe fillova në Itali.

Në fillim, 6 muaj kam studiuar në universitet për të mësuar gjuhën italiane dhe më pas bëra dy vite universitet pasi diploma ime nuk njihej. Për dy vjet rresht kam fjetur vetëm katër orë gjumë pasi studioja dhe punoja si sanitar në spital.”- tha ndër të tjera Baçi./abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *