E fundit: Do te kete rishikim te masave ne vend, ja se cfare pritet sipas

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu paralajmëroi se do të ketë një rishikim të masave aktuale, se sa po zbatohen ato por edhe të reja në varësi të situatës epidemiologjike.

“Tani me variantin e ri ende ka shumë të dhëna që priten e besoj që javën në vijim institucionet ndërkombërare do vijojnë kenë më shumë të dhëna për rre zkishmërinë në raport me inf ektimet në raport me hospitalizimet.

Emërues i përbashkët është va ksi nimi, sa më shumë të va ksi nuar aq më shumë jemi të mbrojtur.

Në raport me variantin e ri u vu theksi tek vijimi i zbatimit të masave që janë për të vijuar te va ksi nimi, maska në ambientet e brendshme distancimi higjiena.

Në kuadër të këtij shqetësimi që praktikisht është ngritur në gjithë botën është variant shqetësues por jo për tu futur në pa nik, ne jemi duke vlerësuar të gjitha masat që kemi aktualisht, zbatimin e masave si janë duke u zbatuar, prandaj do kemi një kalibrim të tyre padyshim duke pasur parasysh dinamikën e situatës.

Kalibrimi i masave do jetë njëtrajtshëm duke vlerësuar dhe vendimet që do merren.

Do shikojmë të gjitha masat e zbatueshmërinë e tyre për të vlerësuar se si shkojmë dhe në sezonin e dimrit që kemi hyrë që do kërkojë akoma më shumë masa”, tha Manastirliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.