E hena vjen me surpriza, por si pritet te mbyllet fundjava sipas meteorologeve

Shqipëria është përfshirë nga reshje shiu gjatë orëve të paradites së sotme, të cilat janë shtrirë thuajse në gjithë vendin. Aktualisht, vërehen reshje të moderuara shiu në Tiranë dhe thuajse në të gjithë pjesën qendrore, ndërkohë që një intensitet më i ulët vërehet në veri dhe në jug.

Moti pritet të jetë i tillë deri në orët e mbrëmjes së sotme duke patur një përmirësim nga ora 20:00. Pas kësaj ore, moti do të jetë i kthjellët deri pasditen e nesërme, ku më pas reshjet do të përfshijnë sërish të gjithë vendin me përjashtim të Ultësirës Perëndimore dhe bregdetin e jugut.

Gjatë reshjeve priten edhe shkarkesa elektrike në zona të caktuara, ndërkohë që intensiteti pritet të jetë i moderuar duke mos paraqitur rrezik për përmbytje.

Moti pritet me reshje edhe gjatë së hënës, ndërkohë që gjatë kësaj fundjave temperaturat maksimale do të arrihen në Fier dhe Vlorë me mesatarisht 26-27 gradë, ndërkohë që ato minimale do të zbresin deri në 14 gradë Celsius në zona si Bulqiza dhe Fushë Arrëzi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.