Categories
Aktualiet

E shperlani me uje gojen pasi lani dhembet ? Ekspertet tregojne se ky veprim eshte i gabuar pasi pasta ndihmon

Me siguri të gjithë e bëjmë që pasi lajmë dhëmbët me furçë dhe pastë e shpëlajmë gojën me ujë. Mirëpo kjo është e gabuar, sipas ekspertëve.

Besojmë që e dini që shumica e pastave të dhëmbëve përmban fluor. Shumica prej nesh mendojmë se fluori në pastë është një përbërje kimike hel muese.

Mirëpo, ai në fakt në sasi të vogla ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të dhëmbëve duke penguar krijimin e zmaltit.

Domethënë për këtë shkak shumica pyesin se a është e nevojshme dhe mënyra e duhur që të shpëlahet goja me ujë pas larjes së dhëmbëve.

Sipas mendimit të ekspertëve shpëlarja e gojës me ujë është tërësisht e gabueshme, sepse në atë mënyrë zhduk funksionin e fluorit. Në vend të kësaj, është e mjaftueshme ta pështyni tepricën e pastës.

Një ndër arsyet është edhe fakti që shumica e njerëzve i lan dhëmbët më pak se një minutë, prandaj fluori nuk ka kohë të veprojë, ndërsa në këtë mënyrë së paku një gjurmë mbetet në gojët tona dhe mbron dhëmbët.

Mirëpo, fakte të qëndrueshme për këtë nuk ka, shpëlarja e pastës pas pastrimit është një çështje shprehie ose vendimi.

Pra, nuk ka rëndësi nëse e shpërlani gojën apo jo. Përqendrimi i fluorit është aq i ulët sa nuk bëni ndonjë ndryshim të rëndësishëm duke mos e shpëlarë gojën me ujë.

Fluori parandalon prishjen e dhëmbëve, por kjo ka të bëjë më shumë me mënyrën dhe sa shpesh i lani dhëmbët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *