Elton Deda tregon per jeten ne SHBA: Bëra shkollë për IT dhe pastaj gjeta punë

Ai është pa diskutim një nga ata ARTISTË, nuk gabojmë aspak nëse e shkruajmë me shkronja të mëdha shtypi, TË VËRTETË që i ka dhënë aq shumë jo vetëm skenës, herë të festivaleve ku vazhdon të performojë, por gjithë atyre shqiptarëve që janë rritur me muzikën e tij. E dini pse?

Sepse mosketieri Elton Deda arrin të bëjë t’i gjitha: shkruan tekste, kompozon, këndon, luan në piano, madje edhe duke përdorur gishtat e këmbës.

Mirëpo nëse për jetën e tij artistike dimë pothuajse çdo gjë, atë personale Eltoni ka vendosur ta mbajë larg kamerave dhe medieve të shkruara.

Së fundmi ai ka folur për vitet e para të emigracionit në SHBA. Duke qenë se nuk kishte akoma dokumentacion të rregullt, i është dashur të bëjë punë të ndryshme për të mbajtur familjen.

“Emigracioni është gjithmonë i dhimbshëm. Është një proces shumë I gjatë psikologjik. Vitet e para punova me muzikë. Pastaj ra ekonomia dhe nuk kishte shumë punë për muzikantë.

I thashë vetes time do bësh një gjë t’i krijosh familjes tënde të ardhura që djali të rritet për së mbari. Bëra shkollë për IT dhe pastaj gjeta punë, kam punuar për katër vjet. Kisha një rrogë shumë të mirë.”- deklaroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.