Esell apo pas mengjesit? Mjekja e njohur Albana Daka tregon numrin e kafeve qe mund te pini brenda 1 dite

Shumë njerëz e nisin ditën me një kafe në mëngjes. Por, ajo që bëjnë pothuajse të gjithë është se e pinë kafen esëll.

Kjo, sipas mjekes nutricioniste Albana Daka është e gabuar. Në rubrikën “Abc-ja e shëndetit” në emisionin e mëngjesit, Dr. Daka shpjegoi pse kafja duhet pirë pas vaktit të mëngjesit.

“Jo, sepse kafeja nxit prodhimin e lëngjeve të tepërta të stomakut dhe rritet prodhimi i acidit klorhidrik që prodhohet në stomak dhe fillon refluksi.

Nga shtimi i acidit, fillon dj egia e stomakut, gastrite minimale dhe mund të shkojnë në ulçerë. Shqetësimet e stomakut fillojnë nga konsumi i tepruar dhe esëll i kafes.”

Sa kafe duhet të pimë në ditë?

“Normalisht, organizmi ka një tolerancë personale ndaj kafeinës. Thuhet se mesatarisht 200 deri në 240 miligramë kafeinë, e konvertuar në filxhanë kafe është jo më shumë se 3 në ditë.

Ka persona që pinë vetëm një dhe nuk e tolerojnë dot një kafe të dytë sepse mund të kenë takikardi ( rritje të rra hjeve të zemrës), ndjenjën e refluksit, rritjen e ankthit. Nëse pihet afër drekës, mund të stimulojë pagjumësinë.

Mund të ketë persona që pinë tre kafe në ditë dhe të kenë një tolerancë të moderuar. Nuk kanë efekte negative. Kafja nuk duhet pirë esëll, dhe nëse pihet duhet të shoqërohet me një gotë ujë sepse duke rritur sasinë e lëngjeve që merr stomaku, bën që kafja të mos rrijë shumë në stomak dhe të kalojë në zorrë.

Kështu efektet nxitëse të acidit klorhidrik të jenë më të vogla. Idealja është një kafe pas një mëngjesi të shëndetshëm.”, shtoi Dr. Albana.

Leave a Reply

Your email address will not be published.