Feston 75 vjetorin e lindjes, aktori i njohur i përket regjisorëve të brezit të arte të skenes shqiptare

Gëzim Kame i përket regjisorëve të brezit të arte të skenes shqiptare, sidomos në zhanrin teatral, por ai ka interpretuar edhe disa role ne filma si aktor, ndonëse jo shumë. Ka lindur ne Tirane me 7 Nentor 1947 dhe sot feston ditëlindjen e 75-të.

Regjisor i karrierës, ish-drejtori artistik dhe i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar, tridhjetë vjet ish-pedagog në Akademinë e Arteve dhe trembëdhjetë vjet dekan i këtij fakulteti. Në vitin 1969 ai studioi per dramaturgji në Institutin e larte te arteve në Tiranë.

Pas diplomimit ai ka vazhduar te punoje në Institut. Në vitin 1994 filloi të punojë me Teatrin Kombëtar duke rregjizuar ne mbi 30 prodhime, të lëshuar nga kjo skene.

Në tetor të vitit 1997, ai u emërua drejtor i saj. Debuton ne ekran si aktor në vitin 1972 me një rol të vogël në “Ndërgjegja”. Me pas luan edhe ne 4 filma te tjere si aktor. Ne vitin 1978 luan ne filmin “Koncert ne vitin 1936”; ne 1984 e shikojme ne filmin “Nxenesit e klases sime”.

Filmi i fundit i zotit Kame si aktor eshte ne vitin 1987 tek “Bninaret”.
Ndersa veprimtaria e tij rregjizorjale eshte shume e gjere, duke filluar qe ne vitin 1982 tek komedia e mirenjohur “Shi ne plazh” . Te shumte jane shfaqet ne skenen e teatrit sidomos mbas viteve `90-te dhe 2000, nga ku mund te permendim disa si:

“Ishulli i çmendur” (1995); “Lojra në Oborrin e pasëm” (1996); “Gomone” (2003); “Një varr për majorin e mbretit” (2003); “Pjata e drunjtë” (2005); “Muzeu”; “Të gjithë me huqe” (2009); “Kohë për t‘u çmendur” (2009) etj.

Në jetën e tij private ai është i martuar (në vitin 1978) me Antonelan, te cilet gezojne dy fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.