Feston sot diten e lindjes, ja sa vjeç mbush aktorja e njohur Eva Alikaj

Aktorja e njohur shqiptare Eva Alikaj, feston sot 62-vjetorin e lindjes.

Ka qenë Teatri Kombëtar që e ka uruar aktoren në këtë ditë të veçantë, duke kujtuar disa nga rolet kryesore të karrierës së tij të suksesshme.

Eva Alikaj lindi në Tiranë më 25 prill. Kur ishte vetëm 21 vjeç fitoi Kupën si “Aktorja më e mirë” e Festivalit V të Filmit Artistik Shqiptar, për rolin e Verës në filmin “Njeriu i mirë”.

Një vit më pas, u diplomua për aktore në Akademinë e Arteve të Tiranës dhe iu bashkua trupës së Teatrit Kombëtar. Më 1986 ajo luan rolin e Elsës në komedinë “Pallati 176”, një personazh mjaft i dashur për publikun shqiptar.

Vazhdon të luajë me sukses në film, duke u vlerësuar me çmime në gjithë vitet ’80. Në 2007 kthehet përkohësisht Tiranë për një muzikal. Që nga 2009, ajo është kthyer më shpesh në Tiranë dhe me role të mëdha në Teatrin Kombëtar, siç ka qenë edhe roli i saj kryesor në shfaqjen “Kush ka frikë nga Virxhinia Ulf”, që me suksesin që pati ishte një rikthim dinjitoz i Eva Alikaj në karrierën e lënë përgjysmë në atdheun e saj.

Disa nga rolet e interpretuara nga Eva Alikaj janë: Elsa te “Pallati 176”, Marta te “Kush ka frikë nga Virxhinia Ulf”, Linda tek “Shirat e vjeshtës”, që i dhuron Medalionin e Festivalit VI, Etleva tek “Treni niset në shtatë pa pesë”.

Role të tjerë janë Ilona në “Botë e padukshme” (1987), Ana në “Jeta në duart e tjetrit” (1990), Evgjenia në “I paharruari” (1984), Drita në “Vendimi” (1984), Irena në “Hije që mbeten pas” (1985), dhe Edlira në “Stolat në park” (1988). Ajo është dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.