Gjithë Europa dhe Amerika janë me të, Aida Shtino ironizon Zelenskyn: Të na rrojnë komedianët

Sytë e gjithë botës janë mbi Ukrainën këto ditë, e cila po përballet me sulmin nga Rusia.

Presidenti ukrainas ka pasur një ndikim shumë të madh tek populli i tij, ku me dalje publike veç se ka përditësuar të dhënat, i ka dhënë kurajo dhe mbështetje të gjithë popullit. Volodymyr

Zelensky vjen në postin e Presidentit, pas karrierës disa vjeçare si aktor humori.

Popullariteti i tij është rritur ndjeshëm kohët e fundit, pas menaxhimit që po i bën konfliktit dhe ai ka mbështetjen e gjithë Europës dhe Amerikës, por si duket jo të Aida Shtinos.

Ajo ka ironizuar gjestin e Presidentit te Ukrainës i cili përshëndeti me grusht në PE duke u shprehur se ky lloj kulti i kujton kohen e diktaturës.

Statusi i gazetares:

“Parlamenti Europjan u ngrit ne kembe per te duartrokitur Zelenskyn…Gjithe Europa e Amerika eshte me te dhe kundra Putin.

Nje gje me ben pershtypje , akoma besoni se bota dhe shtetet komandohen nga individe…Kulti i individit…sec me kujtoi nje kohe…

Ja iku Putin, po pastaj do ndryshoje Rusia, do ndryshoje politika ruse…

Po kete komedianin e talentuar , qe sla foto pa dale cdo ta beni pastaj….

Zoterinj duartrokites , ju e dini mjaft mire se shtetet nuk udhehiqen nga individe, por nga ideologjii dhe sigurisht nga makineria e rende e shtetit dhe pushtetit i cili mbahet ne kembe nga shume e shume konjuktura te padukshme , per popullin e thjeshte…

Nejse te na rrojne komedianet dhe artistet ,se na duhet nje figure per ta adhuruar. 🙏

Si pershendeti Zelensky ne fund me ✊

Poshte lufta ! ✊

Rofshin herojnte e popullit ! ✊

Rrofte Zelensky ! ✊”

Leave a Reply

Your email address will not be published.