Categories
Aktualiet

“Hapen lojërat e fatit dhe mbyllet shkolla më e mirë në Shqipëri”, deputetja ironizon vendimin e qeverise

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka ironizuar vendimin e qeverisë për të mbyllur kolegjin tuk në Tiranë “Mehmet Akif”.

Në një postim në rrjetet sociale, deputetja shkruan se ndërkohë që po hapen lojërat e fatit, mbyllen shkollat.

“Hapen lojërat e fatit dhe mbyllet shkolla më e mirë në Shqipëri”, thekson demokratja.

Vendimi i qeverisë është kritikuar në masë, teksa “Mehmet Akif” cilësohet si një ndër shkollat më të mira vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *