Ja cili do te jete lojtari me i ri i Kombetares, nje sportist me emer

Kombëtarja mbylli angazhimet e saj në eliminatoret e grupit I kualifikues për Botërorin “Katar-2022”, duke mos e përmbushur ëndrrën e kualifikimit, por të paktën ka fituar një “yll të ri”, që është sulmuesi Armando Broja.

Në fakt ka disa elementë të rinj që luajtën për herë të parë rregullisht të tillë si Uzuni, Manaj, Çokaj e ndonjë tjetër dhe kjo është e vetmja gjë pozitive. Në fakt, renditja në vend të tretë konsiderohet arritje.

18 pikë, një kuotë rekord për Shqipërinë në gjithë këtë fushatë eliminatoresh, 6 fitore dhe 4 humbje, me 12 gola të shënuar në 10 ndeshje dhe po kaq të pësuar mund konsiderohet një bilanc pozitiv, edhe pse në fakt me shumë pengje. Sidomos për atë sfidë me Poloninë në “Air Albania” që mund të kishte ndryshuar fatin e këtyre eliminatoreve.

Vigjilja e asaj sfide ishte ndoshta momenti më i mirë i kësaj fushate për kombëtaren që me një barazim do të kishte mbajtur pas polakët për dy ndeshjet e fundit të nëntorit, më i keqi, padyshim ajo humbje 5-0 e pak ditëve më parë me Anglinë, rezultat që rrit edhe më tepër rëndësinë e fitores së fundit ndaj Andorës.

Siç thamë, ky tur eliminator zbuloi një “yll” të ri, Armando Brojën, një lojtar që mund të shndërrohet në lider i grupit në eliminatoret e ardhshme, futbollist që ka parametra të Premier League angleze dhe me potencë në rritje, i cili do t’i vlejë ekipit në vazhdimësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.