Categories
Aktualiet

Jemi fiks në sezonin e tyre: Mënyra e përgatitjes së marmelatës së hurmës që do t’ju bëj të lëpini gishtat

Jemi në stinën më të mirë dhe të ëmbël. Stinën e vjeshtës, e hurmave, ftonjve. Në këtë artikull do t’ju tregojmë sesi të bëni një marmelatë të thjeshtë dhe të shijshme prej hurme, e lehte  dhe e shpejte dhe per me teper e gjithe familja do ta pelqej dhe do t’ju shoqeroj juve gjate gjithe stines se dimrit.

Përbërësit: -8 hurma të pjekura, të pastruara e të bëra pure, -1 mollë, pure. -1/4 f. çaji lëng limoni. -750 gr sheqer. -vanilje ose 2 shkopinj kanelle

Përgatitja:

Purenë e mollës dhe hurmave vendoseni në një tenxhere dhe ziejini për 15-20 minuta. Lëreni të pushojë për disa minuta, pastaj shtoni sheqerin dhe lëngun e limonit dhe ziejeni sërish deri sa të mpikset.

Hiqni shkumën që nxjerr gjatë zierjes dhe në fund shtoni pak kanellë dhe shija e saj do t’ju kenaq. Ju befte mire!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *