Ka muaj qe kolla juaj nuk po largohet? Kjo eshte arsyeja sipas mjekes se njohur dhe cilat ilaçe

Nga Dr. Enkelejda Afiani : Irritimi i rrugëve të frymëmarrjes pas një të ftohure apo gripi – Zakonisht simptomat nga një e ftohur apo grip kalojnë brenda disa ditëve. Por, mund të ndodhë që kolla juaj të mos qetësohet, madje mund të vazhdojë për javë apo muaj. Kjo ndodh si pasojë e ndryshimeve që shkakton vi rusi apo ndryshimi i temperaturave në rrugët e frymëmarrjes, mukozat bëhen të ndjeshme dhe duan kohë të kthehen në gjendjen e mëparshme.

Duhani : Duhani dëmton mekanizmat mbrojtës të rrugëve të frymëmarrjes duke rritur inflamacionin.

Përdorimi i medikamenteve që frenojnë kollën

Kolla është një refleks mbrojtës që mbron rrugët e frymëmarrjes duke nxjerrë jashtë sekrecionet apo trupat e huaj. Duke frenuar kollën, sekrecionet mbeten në rrugët e frymëmarrjes dhe ndihmojnë në mbivendosjen e një inf eksioni bak terial. Po ashtu, mosmarrja në sasi të mjaftueshme e lëngjeve mund të ndikojë në zgjatjen e kollës.

Alk oli dhe pijet me përmbajtje kafeine nuk rekomandohen, pasi thajnë mukozat dhe shtojnë refleksin e kollës.

Rinitet ale rgjike (rrjedhje e hundëve) dhe astma

Janë shkaktarë të zakonshëm të kollës. Një inf eksion vi ral mund të shkaktojë një atak astme. Disa njerëz mësojnë që janë me astmë, pasi kanë kaluar një të ftohtë. Në këto raste, pacienti krahas kollës mund të ketë vështirësi në frymëmarrje dhe fishkëllima në gjoks.

Sëm undje të mushkërisë : Pneumonitë dhe më rrallë, tum oret, emfizema etj, janë sëm undje specifike, të cilat diagnostikohen nëpërmjet ekzaminimeve të rekomanduara nga mjeku.

Sinusiti : Rrjedhja e sekrecioneve nga sinuset në gojë mund të nxisë refleksin e kollës. Refluksi i acidit. Shfaqet me gromësira, djegie gjoksi, kollë kronike të tejzgjatur.

Medikamente antihipertensive

Sëm undje të zemrës. Kolla nga insufiçienca kardiake mund të jetë e thatë ose me sekrecione shkumoze me ngjyrë rozë. Stresi, nervozizmi apo gjendja psikologjike, mund të shkaktojnë ose zgjasin kollën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.