Categories
Aktualiet

Këtë e përziejmë dhe e hamë rreth 40 ditë me lugë esëll, specialisti tregon kuren ideale per personat

Këtë të hënë në rubrikën “Mjekësia Alternative” në “ABC e Mëngjesit”, profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta, ka folur për sëm undjet reumatizmale. Ai ka treguar fillimisht se dhimbjet reumatizmale janë shumë të theksuara ndonjëherë në moshë të thyer dhe sidomos kur nuk janë mjekuar.

Sipas Gjetës, janë disa ushqime që ndihmojnë personat që vuajnë nga reumatizma, duke theksuar një përzierje me vaj, mjaltë dhe hithër.

“Natyrisht ekziston në popull shprehja “reumatizmi nuk shërohet kurrë”, por përkundër kësaj një mjekim i mirë, një ushqyerje e mirë ndihmon shumë të zbutet deri në mosshfaqje të tij, por së paku mosshfaqje deri në ato përmasa që na shqetësojnë.

Dhimbjet reumatizmale janë shumë të theksuara ndonjëherë në moshë të thyer të përparuar dhe kur kalojnë shkaqet dhe sidomos kur nuk janë mjekuar.

Pa u futur te pjesa mjekësore, ne po themi që një e ushqyer e shëndetshme është një premis që ne të mos vuajmë nga artriti. Pas kësaj ne mund të themi që mund ta lu ftojmë duke përdorur një farë masash të mjekësisë alternative.

Një element është hithra, pasi të gjithë e dinë efektin e saj. Ajo bën dy të mira kur përdoret, edhe të mëson mend me shaka dhe të heq reumatizmën.

Hithra në kuptimin klasik përdorej duke e rra hur vendin ku kemi dhimbje, edhe për një skuqje të theksuar të lekurës, e cila në fakt ka edhe efekte anësore.

Për ta shmangur këtë rekomandohet të bëhen çajrat e hithrës. Mund të përdorim edhe mjaltë me arra dhe kësaj përbërje duhet ti hedhim rreth 200 kg hithra të thata, të cilat nuk kemi nevojë t’i bluajmë, i shkërrmoqim me një palë dorashka.

Këtë e përziejmë dhe e hamë rreth 40 ditë me lugë esëll”, tha ndër të tjera eksperti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *