Kjo eshte arsyeja perse Blerina Bombaj nuk do te bente nderhyrje estetike per tu dukur me e re

Dietologia e njohur shqiptare Blerina Bombaj ka folur për një prej temave më të diskutuara sot, ndërhyrjet estetike.

Ajo ka ndarë mendimin e saj para ndjekësve në Instagram, duke thënë se pavarësisht tundimit që mund t’i ketë shkuar ndonjëherë në mend, ajo nuk do të bënte kurrë një ndërhyrje për të përmirësuar pamjen e saj të jashtme dhe për këtë jep edhe disa prej arsyeve personale.

“A jam tunduar unë të bëj ndërhyrje në fytyrë për t’u dukur më e re?

Sigurisht që e kam kaluar nëpër mend, për hir të së vërtetës, janë çaste të rralla që zgjasin pak. E dini cila është arsyeja kryesore që nuk e bëj?

Sepse nuk mund ta pranoj që lumturia ime varet nga pamja. Sepse kam frikë përpara Zotit të shqetësohem dhe të luftoj kundra diçkaje të natyrshme fundja, siç janë rrudhat, kur ndërkohë kam dy fëmijë për të rritur dhe për tu shqetësuar.

Mua lumturinë nuk ma përcaktojnë modelet e instagramit dhe as trendi i “shoqërisë”.

Qëllimi im në jetë nuk është të dukem ende e re por të ndjehem e dobishme nëpërmjet punës sime, vështirësive që kaloj, dashurisë që fal, mësimeve që marr dhe shembullit që jap që kjo botë të bëhet më e mirë për fëmijët tanë.

Shënim: Unë nuk jam kundër atyre që zgjedhin të bëjnë ndërhyrje.

Me trupin tonë jemi të lirë të bëjmë çfarë të duam dhe ta jetojmë jetën si të duam. Po ndaj vetem qëndrimin tim personal mbi këtë temë, kur më pyesin.”-përfundon ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.