Kjo eshte arsyeja sipas mjekut te njohur, perse pas te 40-tave na fillojne dhimbjet e shpines

Mjeku Ervin Jonuzi : Për individët mbi 40 vjeç, dhimbja e mesit radhitet si shkaku i tretë pse njerëzit vizitohen pas sëmundjeve të zemrës dhe artritit. 80% e njerëzve kanë dhi mbje shpine të paktën njëherë në jetën e tyre.

Pothuajse çdo individ që e kalon njëherë këtë dhi mbje, do të vuajë sërish prej saj. Të paktë janë njerëzit me dhi mbje mesi që kanë vërtet një problem serioz. 90% e individëve që kalojnë një dhi mbje mesi, do të kenë përmirësime brenda 2-6 javësh.

Duke pasur parasysh këto fakte, duhet të jeni të sigurt që dhimbja e mesit është e zakontë dhe ajo shkakton përgjithësisht probleme për një kohë të shkurtër, megjithatë mund të ndërmerrni masa për të lehtësuar shenjat dhe të parandaloni problemet e ardhshme.

Pse kam dhimbje mesi?

Ka shumë shkaqe të dhi mbjeve të mesit. Mjekët nuk janë gjithmonë në gjendje të identifikojnë burimin e dhi mbjes të pacientit.

Por mjeku do të bëjë çdo përpjekje për t’u siguruar që shenjat nuk vijnë nga një arsye serioze mjekësore, të tilla si kanceri apo një infeksion kurrizor.

Pjesa më e madhe e problemeve të mesit janë rezultat i amortizimit të shpinës gjatë shumë viteve.

Ky proces quhet degj enerim. Me kalimin e kohës, procesi normal i plakjes mund të rezultojë në ndryshime degj enerative në të gjitha pjesët e shpinës.

Lëndime në shpinë, të tilla si një frakturë apo lën dim në disk, mund të bëjnë që ndryshimet të ndodhin edhe më shpejt.

Nuk ka prova se pirja e duhanit përshpejton degjenerimin e shpinës, por shkencëtarët kanë gjetur lidhje mes anëtarëve të familjes, duke treguar se gjenetika luan rol në shpeshtësinë e ndodhjes së këtyre ndryshimeve./shendeti.com.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.