Kjo eshte receta e petullave Kosovare, në këtë recetë brumi nuk ka nevojë të pushojë

Kjo recetë u përgatit nga Unëgatuaj.com

Llokumat janë një lloj petullash tradicionale që gatuhen në Kosovë, por edhe në Shqipërinë e veriut.

Në këtë recetë brumi nuk ka nevojë të pushojë, por bëhet gati për pak minuta.

PËRBËRËSIT: 300-350 g miell 00, 250 g kos, 1 vezë, 1/2 luge çaji kripë, 1/2 luge çaji sodë buke dhe vaj luledielli për skuqje.

PËRGATITJA: Në një tas hedhim kosin, vezën, kripën, sodën dhe i përziejmë mirë e mirë. Shtojmë dalëngadalë miellin dhe formojmë një brumë të butë, por që nuk duhet të ngjisë në duar.

Sasia e miellit nuk është fikse, shikoni për sa ka nevojë brumi, por pak a shumë 350 g. Brumin e hapim në tavolinën e punës të lyer me miell. Formojmë një petë jo shumë të hollë, rreth 5 mm.

I presim sipas dëshirës dhe i skuqim në vaj të nxehtë në zjarr mesatar.

Nuk thithin fare vaj dhe shijojnë mrekullisht edhe të ftohta. I shoqërojmë me çfarë të duam: djathë të bardhë, reçel, mjaltë, Nutella etj. Ju bëfshin mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.