Krepat mund ti beni edhe pa qumesht: Kjo eshte receta e cila do t’ju bej te lepini gishtat

Krepat janë një nga ushqimet e preferuar të të gjithëve, por sidomos të fëmijëve. Fundjavat, në çdo stinë, janë më të përshtatshmet dhe ditët gjatë të cilave kemi më tepër kohë për t’i përgatitur. Ndoshta nuk e keni dëgjuar ndonjëhrë, krepat mund të dalin po aq të mira edhe nëse nuk i përgatisni me qumësht.

Në variantin që po ju sjellim më poshtë, mund të shoqërohen me përbërës të tjerë të ëmbël apo të kripur. Fruta, reçelra të ndryshëm, djathëra, perime etj.

Që t’i bëni në variantin më të shëndetshëm, mund të përdorni një lloj djathi të njomë që pëlqeni të shoqëruar me proshutë pule e perime të freskëta. Nëse i pëlqeni të ëmbla, mund t’i shoqëroni me mjaltë dhe fruta. Përbërësit: 2 gota miell , 2 vezë , Fare pak kripë,

Vaj ulliri, 2 lugë gjelle

Pak gjalp të shkrirë.

Ujë aq sa duhet për ta bërë brumin kremos, jo shumë të trashë

Përziejini të gjithë përbërësit bashkë, punojini fort deri sat ë arrini strukturën e duhur të brumit të krepave. Piqini në një tigan që nuk ngjit, pa shtuar vaj apo gjalpë tjetër

Leave a Reply

Your email address will not be published.