Kur te pregatisni here tjeter japrak, mos harroni t’i shtoni kete perberes pasi ai eshte lezeti i japrakut

Japrak me gjethe rrushi është një pjate shumë e shijshme dhe ideale për këtë periudhë të vitit. Japrakët mund ti gatuajmë edhe me gjethe lakrash të ndryshme, por shija e tyre e veçantë është të gatuhen me gjethet e njoma të hardhisë së rrushit.

Por mos harroni 3 erëzat si me poshtë gjatë përgatitjes që të ndjeni lezetin e vertete te kesaj recete.

Përbërësit : Rreth 30-40 gjethe rrushi

500 g qepë të njoma, 600 g perime e lakra të egra jeshile si spinaq, lëpjetë, labot etj

1 tufë majdanoz, 1 tufë kopër

1-2 tufa nenexhik (pak a shumë në madhësinë e tufës së majdanozit), 4 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë, Piper, ½ lugë caji hudhër e tharë e bërë pluhur

1 gotë oriz, 1 ë ujë, Ujë për të gatuar gjethet e rrushit

Udhëzimet

Filloni duke pastruar gjithë perimet, lakrat, qepët dhe gjethet e rrushit.

Prisni qepët e njoma dhe skuqini me vaj ulliri deri sa të zbuten e të ndryshojnë ngjyrë (rreth 10-15 minuta).

Ndërkohe prisni gjithë perimet dhe lakrat e egra, përvec erëzave shtojini të skuqen tek qepa.

Skuqini për pak minuta, deri sa të humbasin volumin dhe të kenë përthithur shumicën e lëngjeve qe krijohen gjatë gatimit, në momentin e parë që i hedhim në tenxhere.

Ndërkohë që masa po gatuhet vendosni ujë të nxehet deri në vlim në një tënxhere të madhe. Shtoni atje gjethet e rrushit dhe lërini për rreth 1-2 minuta, deri sa të zbutën pak dhe të ndryshojnë ngjyrë nga jeshile e celët në jeshile e errët. Pas kësaj hiqini nga uji i nxehtë, vendosini në një pjatë dhe lërini të ftohen pak.

Ndërkohe, shtoni orizin tek përzierja e qepëve dhe trazojeni mirë.

Shtoni erëzat e prera imët, kripë, piper, hudhrën pluhur dhe vajin e ullirit dhe përziejeni masën sërish.

Tani filloni të përgatisni tenxheren ku do të gatuhen japrakët duke shtuar disa gjethe në fund të saj.

Me kujdes merrini gjethet një e nga një, bëni kujdes ti vendosni me pjesën e shkëlqyer gjithmonë poshtë, shtoni mbushje në mes, e palosini në formë kubike ose cilindrike dhe vendosini në tenxhere ngjitur me njëra tjetrën. Pasi të mbaroni me shtresën e parë të japrakëve filloni me të dytën.

Përgatisni aq japrak sa t’iu dalë mbushja.

Në fund shtoni 1 gotë ujë të nxehtë, vendosini një pjatë të rëndë sipër në mënyrë që japrakët të mos hapen gjatë zierjes.

Lërini të gatuhen në zjarr mesatar deri sa ta kenë thithur gjithë ujin.

Ju beftë mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.