Kura me 3 perberes natyral qe trajton problemin e renies se flokeve, gjenden lehtesisht

Rënia e flokëve mund të jetë pasojë e problemeve të ndryshme si çekuilibër hormonal, stresi, ilaçe të caktuara, por edhe sëm undje të tjera, gjithashtu duhet theksuar qe eshte nje nga problemet me te perhapura. Kurën mund ta bëni vetë në shtëpi, gjithçka që ju nevojitet janë:

2 lugë glinë të blerë në barnatore,

2 lugë ujë të ngrohtë,

1 lugë kripë deti.

Bashkoni të gjithë përbërësit derisa të përftoni një përzierje homogjene në formë paste.

Më pas, fërkojeni butësisht në rrënjët e flokëve me lëvizje rrethore dhe të buta. Lëreni të veprojë për 10 minuta, më pas shpëlani flokët tërësisht.

Përveç kësaj, gjethet e dafinës, kamomili dhe hithra mund të zvogëlojnë në mënyrë efektive problemin e rënies së flokëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.