Categories
Aktualiet

Largimi i të ftohtit dhe rikthimi i shirave, meteorologia tregon DITEN kur pritet ndryshimi i motit

Mëngjesi i sotëm ka nisur me një mot goxha të ftohtë. Por temperaturat janë normalizuar pas orës 9. Dita e sotme pritet përgjithësisht e kthjellët.

Në zonat malore tërmometri do të shënojë minimumin -5 gradë dhe maximumin 5 gradë.

Ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdet temperaturat do të varjojnë nga 0-12 gradë.

Gjatë ditës së nesërme, termometri do të shëojë një rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjesit dhe më të ndjeshme në mesditë. Përgjithësisht do të mbizotërojnë kthjellimet.

Ndërsa dita e premte dhe e shtunë sjellin vranësira dhe prezencë të reshjeve.

Të premten kemi reshje të pakta vonë në mbrëmje, përgjithësisht në jug dhe zonat qëndrore. Dita e shtunë sjell reshje në të gjithë teritorin shqiptar.

Temperaturat për të premten dhe të shtunën do të jenë nga -2 deri në 13 gradë celcius, bën me dije meteorologia Tanja Porja.

Këto kushte atmosferike që nuk kanë asnjë ndryshim me muajt e dimrit në vendin tonë, priten të jenë të pranishme në 10 ditët e para të Marsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *