Le pa fjale studimi i fundit: Konsumimi i 2 kokrrave veze ne dite eshte nje ‘miniere’ pasi ndihmon trupin ne

Veza gjen përdorim pothuajse kudo, gatim gjellërash, ëmbëlsira, maska bukurie etj, por ajo që e bën të veçantë janë vlerat e saj të shumëllojshme ushqyese.

E pasur me aminoacide, vitamina, si kompleksi i plotë i vitaminës B, vitamna D dhe E, fosofor, selen, komplekse proteinike etj, ajo është një ndër produktet më të shëndetshëm që nuk duhet të mungojë kurrë në regjimin tuaj ushqimore.

Kur blini vezë, mundohuni të zgjidhni ato organike sepse nuk përmbajnë shtesa hormonale.

Për sa i perket ngjyrës ajo është në dorën tuaj, ndryshimi i vetëm vjen nga lloji i pulës, por ato kanë të njëjtat vlera ushqyese.

Më poshtë do të lexoni cilat janë 3 efektet e pabesueshme që i ‘’dhuroni” trupit tuaj nese konsumoni rregullisht vezë:

1.Do të keni shikim më të qartë: Dy antioksidantët kryesorë që gjenden tek vezët, luteina dhe zeaksantina kanë efekt mbrojtës për sytë.

Këta antioksidantë reduktojnë në mënyrë të ndjeshme riskun për degradimin makular dhe kataraktin, që janë ndër shkaqet kryesore për demtim të shikimit dhe verbërinë tek moshat e tretaa.

Në një studim të publikuar në gazetën Amerikane Të Ushqyerjes Klinike, pjesemëarrsit që kishin konsumuar 2 vezë në ditë për 4 javë e gjysmë kishin rritje të nivelit të zeaksantines me 44-42% dhe të luteinës me 28%.

2.Do të mbani nën kontroll kolesterolin: Tashmë e dini që në trupi ynë krijon habitat për zhvillimin e kolesterolit të mirë edhe atij të keq.

Edhe pse veza përmban një sasi të konsiderueshme kolesteroli, studimet e fundit kanë treguar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi përmbajtja aminoacide e vezës lufton kolesterolin e keq.

3.Do të ulni rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës: Ushqyerja e pashëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik, faktori i trashëguar etj, janë disa prej arsyeve që çojnë në shfaqjen e sëmundjeve kardiake.

Veza ka në përmbajtjen e saj aminoacide që luftojnë kolesterolin e keq LDL dhe pengojnë koagulimin e gjakut dhe oksidimin e rrugëve koronare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.