Categories
Aktualiet

Lira Gjika : Sa here qe dergoni femijen ne çerdhe apo kopesht mos e beni me kete veprim

Për të gjithë prindërit momenti i ndarjes me fëmijën, pasi e çon në kopësht ose çerdhe është shumë i vështirë. Sidomos në rastet kur fëmija llastohet ose manifeston duke mos patur dëshirë të qëndrojë larg jush.

Shumë nëna e zgjidhin këtë situatë duke e gënjyer fëmijën e duke u larguar fshehurazi. Mirëpo kjo është shumë e gabuar sipas pediatres Lira Gjika.

Në një postim në faqen e saj në Facebook, Gjika shkruan se kjo mënyrë e të larguarit është traumatike për fëmijët dhe duhet të ndaloni së bëri.

Postimi i plotë:

Prindër, ju që dërgoni fëmijët në çerdhe apo kopësht për herë të parë, kujdes kur largoheni, mos ikni fshehurazi fëmijës. Kjo mënyrë të vepruari është është shumë traumatike për fëmijën, pasi brënda këtij veprimi është braktisja dhe gënjeshtra.

Nëna i thotë fëmijës se do të shkojnë në kopësht sëbashku dhe sa arrijnë aty, nëna zhduket papritur dhe fëmija mbetet vetëm në krahët e një gruaje të panjohur në një mjedis të panjohur.

Fëmija në moment pushtohet nga dyshimi, frika, trishtimi dhe inati. Gjëja e parë që mendon fëmija, është që nëna nuk e do më dhe do të shpëtojë nga fëmija.

Veprimi i duhur është, që nëna me qetësi, duhet të largohet duke e përshëndetur fëmijën dhe të mos influencohet nga sjellja e sajë apo e tijë pra të qarat e fëmijës.

Kur nëna ikën e sigurt dhe e qetë duke e përshëndetur fëmijën, kjo sjellje e nënës është sjellje siguruese për fëmijën, natyrisht jo në çast, por i lë të kuptojë që nëna e beson personin që e ka marrë në krahë.

I tregon se në vëndin që e ka sjellë dhe do të kalojë disa orë të ditës, ështëi i sigurt dhe nuk ka përse të trëmbet. Nëna apo babai duhet të kenë kujdes që të shkojnë ta marrë fëmijën në orën që i kanë premtuar atij, fëmijës.
E qara e fëmijës ka disa arësye.

Një shkak i të qarit mund të jetë se nuk do të rrijë vetëm pa nënën dhe kur qan e di që nëna vjen dhe rri me të. Një shkak tjetër, mund të jetë kur e qara është kthyer në sjellje, fëmija i arrin gjërat pasi qan fort.

Dhe një shkak i tretë, e qara është forma më e mirë për të demostruar vuajtjen e vet dhe nuk është e dëmshme siç e mendoni. Më mirë ta tregojë vuajtjen dhe edukatorja pranë fëmijës ta ngushëllojë duke i dhënë të drejtë që është i/e mërzitur.

Dhe do të ishte shumë mirë ti thoshte, se nuk ka trimëri më të madhe se të përballosh ndarjen nga mami kur vjen në kopësht. Qëndrimi i edukatores në këto raste është shumë i rëndësishëm, ajo ose e qetëson fëmijën dhe i shton besimin te nëna ose e trëmb dhe e nënshtron fëmijën. Lira Gjika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *