Lulet mimoza tregojne ardhjen e pranveres, por nuk e paskemi ditur qe eshte ilaç per keto semundje

Mimoza është lulja të cilën po e shohim shumë në rrugët dhe pikërisht në këtë periudhë lulëzon ajo dhe është lulja e parë që çel. Por a keni pyetur veten ndonjëherë se kjo lule ka dhe ndikime shëndetësore.

Mimoza rritet në pemë dhe është si pemë mëndafshi persike.

Në Kinë kjo lule njihet si lulja që sjell lumturinë kolektive, sepse është lulja e parë që çel dhe për shkak të aromës saj të fortë dhe karakteristike.

Mimoza është përdorur si bimë medicinale kohë më parë në Azinë Juglindore, në Kinë, si dhe në disa vende të Lindjes.

Të gjitha pjesët e një luleje mimosa mund të përdoren për trajtime të ndryshme mjekësore duke filluar nga rrënjët, kërcelli e deri tek topthat e vegjël të verdhë të lules. Kjo bimë ka veti shumë të mira anti-inflamatore, por në disa raste edhe antibakteriale.

Lulja Mimoza mund të trajtoje inlamacionet, plagët, gjakderdhjet, diabetin, dhimbjet e veshkave dhe astmën. Po ashtu, kjo lule mund të trajtojë ndjeshmërinë e lëkurës dhe sëmundje të tjera, si presionin e lartë të gjakut, pagjumësinë, ethet, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.