Mamatë tona janë gjithmonë një hap përpara: Ja se me cfare e pastronin lavamanin ne menyre qe te mos harxhonin para

E keni parasysh që edhe pse mundoheni me gjithfarësoj detergjentësh, mezi ia dilni ta keni lavamanin xixëllues? Epo mamatë tona janë gjithmonë një hap përpara, sepse përdorin gjësendet natyrale dhe arrijnë përherë të bëjnë mrekullira, sidomos në pastrimin e shtëpisë.

Dua ta ndaj këtë truk me të gjithë ju.

Është të përdorësh miellin e zakonshëm për një lavaman të pastër e pa asnjë bak ter . Po pra po, miellin e zakonshëm të grurit.

Miellin mund ta hidhni në një pecetë të thatë, apo në një sfungjer po ashtu të thatë.

Me mënyrë rrethore pastroni çdo cep të lavamanit.

Bëni kujdes që mielli të mos shkojë në shkarkuesen e lavamanit. Kjo nuk duhet të ndodhë.

Gjithsesi, efekti do të jetë mbresëlënës, mbasi ta keni pastruar mirë të gjithë miellin e mbetur nga sipërfaqja e lavamanit me një pecetë të pastër.

Si është e mundur kjo?

Është sepse mielli ka aftësinë të heq papastërtitë dhe të shkëlqejë sipërfaqet. Ndaj do të të duhen vetëm 4 lugë miell, për të gjithë rezultatin magj ik.

Eh, mamatë tona dinë si t’i bëjnë objektet të shkëlqejnë pa shpenzuar të holla. Patjetër që dinë edhe të tjera metoda, por bëni durim, provoni këtë së pari.

Leave a Reply

Your email address will not be published.